Në bazë të nenit 55 paragrafi 1 të Ligjit për Organizimin e Punës së Organeve të Amdinistratës Shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë “ nr. 58/00, 44/02, 82/08,167/10 dhe 51/11 dhe Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 96/19 dhe 110/19 neni 24 të Ligjit për Standardin e Studentit (“ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 15/2013, 120/2013, 41/2014, 146/2015, 30/2016, 178/2016, 64/2018, 20/2019 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut “ nr. 124/19, 248/20 и 302/20), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall:
Konkurs për pranimin e studentëve të regjistruar në studime deridiplomike në konviktet shtetërore për studentë dhe konviktet private për akomodim në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin studimor 2022/2023
I.1. Në vitin studimor 2022/2023 në konviktet shtetërore dhe konviktet private për akomodim në Republikën e Maqedonisë së Veriut në konviktet private për studentë do të pranohen studentët e rregullt të regjistruar në studime deridiplomike në ciklin e parë në Institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat në Republikën e Maqedonisë së Veriut edhe atë në:
Numri rendor |
KONVIKTI |
VENDI |
Numri i shtretërve për sudentët e vitit të I |
Numri i shtretërve për studentët e vitit të II, III, IV, V dhe VI dhe apsolventëve |
NUMRI I PËRGJITHSHËM I SHTRETËRVE |
1 |
KSHS “SHKUP” |
Shkup |
|
|
|
|
– GOCE DELLÇEV |
|
237 |
949 |
1186 |
|
-STIV NAUMOV – ndërtesa tretë |
|
120 |
481 |
601 |
|
-STIV NAUMOV – barakat e reja |
|
27 |
111 |
138 |
2 |
KSHK “PELLAGONIJA |
Shkup |
200 |
797 |
997 |
3 |
KSHK “TOME STEFANOVSKI SENIQ” |
Shkup |
74 |
296 |
370 |
4 |
KSHK “KOÇO RACIN” |
Manastir |
77 |
308 |
385 |
5 |
KSHK “NIKOLLA KAREV” |
Ohër |
48 |
194 |
242 |
6 |
KSHK “ORDE ÇOPELLA” |
Prilep |
268 |
67 |
335 |
7 |
KSHK “BRAQA MILLADINOVCI” |
Shtip |
46 |
190 |
236 |
8 |
KPS “OAZA” |
Shtip |
22 |
90 |
112 |
9 |
KPS “HILJADNIKOV” |
Shtip |
12 |
48 |
60 |
10 |
KPS “LOGOS” |
Shtip |
10 |
42 |
52 |
11 |
KPS “ UJIE ” |
Tetovë |
24 |
96 |
120 |
|
GJITHSEJ: |
|
1165 |
3669 |
4834 |
I.2. Shpërndarja e numrit të përgjithshëm të vendeve në kovikte bëhet në mënyrën si vijon:
а) grupi i parë – 40% nga numri i përgjithshëm i vendeve në konvikte janë
për studentët të cilët të ardhurat e përgjithshme në familje i kanë deri në neto pagën minimale të caktuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut edhe atë për studentët: :
– fëmijë pa prindër dhe përkujdesje prindërore,
– fëmijë me nevoja të veçanta
– fëmijë të shfrytëzuesve të ndihmës sociale dhe ndihmës së vazhdueshme në të holla,
– fëmijë të prindërve vetëushqyes;,
– fëmijë të prindërve të papunësuar dhe
-fëmijë të shfrytëzuesve të kompensimit në bazë të ndërprerjes së marrëdhënies së punës për shkaqe afariste.
b) Në grupin e parë bëjnë pjesë edhe studentë për të cilët të ardhurat e përgjithshme në familje janë mbi neto pagën minimale të përcaktuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut edhe atë për student:
– fëmijë pa prindër dhe përkujdesje prindërore
– fëmijë me nevoja të veçanta,
– fëmijë të prindërve vetëushqyes
– fëmijë të prindërve të papunësuar dhe
-fëmijë të shfrytëzuesve të kompensimit në bazë të ndërprerjes së marrëdhënie së punës për shkaqe afariste.
c) Grupi i dytë – 25% nga numri i përgjithshëm i vendeve në dispozicion janë për studentët të cilët kanë arritur sukses të lartë në mësim.
ç) Grupi i tretë – 35% nga numri i përgjithshëm i vendeve në dispozicion janë për studentët e rregullt të regjistruar në ciklin e parë në universitetet publike dhe private dhe institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut që nuk bëjnë pjesë në grupet e pikave a), b) dhe c) të kësaj pike.
I.3. Nga numri i përgjithshëm i vendeve në dispozicion në konvikte, 20% sigurohen për studentë, që për herë të parë do të regjistrohen në ciklin e parë në universitetet publike dhe private dhe institucionet e arisimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
II. KUSHTET PËR PRANIM
II.1. Të drejtë pranimi kanë studentët e rregullt shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shkollohen jashtë vendit ku jetojnë, ndërsa të cilët janë të regjistruar në studime deridiplomike me kohëzgjatje:
– më pakë se tetë semestra dhe nuk kanë përsëritur vit studimor;
– tetë semestra dhe nuk kanë përsëritur më shumë se një vit studimor dhe
– mbi tetë semestra dhe nuk kanë përsëritur më shumë se dy vite studimore;
II.2. Të drejtë pranimi kanë studentët e rregullt të cilët janë regjistruar në universitetet publike dhe institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut të zgjedhur me konkurse, vendime, aktvendime, marrëveshje etj dhe atë: bursistë qeveritarë – studentë me prejardhje maqedonase, studentë të huaj të cilët studiojnë në universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut , studentë në përputhje me programin CEEPUS, studentë sipas marrëveshjeve bilateral etj.,
II.3. Nuk kanë të drejtë regjistrimi studentët të cilët:
1. kanë prishur rendin në konvikt me ç′rast u është shqiptuar masë disiplinore ndalesë për shfrytëzimin e shërbimeve në konvikt , gjatë kohës së caktuar në masën e shqiptuar edukative,
2. Studentët e regjistruar për herë të dytë si absolventë,
3. Studentët të cilët nuk kanë shlyer pagesat për akomodim ndaj konviktit më shumë se një muaj
4. Studentët e regjistruar në studime pasdiplomike,
II.4. Studentët tek të cilët Komisioni për pranim do të konstatojë keqpërdorim të shtratit të marrë, i njëjti do t′i merret atij dhe do t`i jepet studentit që gjendet në listën e pritjes për konviktin përkatës.
III. MËNYRA DHE AFATI I PARAQITJES
Studentët të cilët aplikojnë në Konkurs të plotësojnë fletëaplikim elektronik dhe ia bashkangjesin dokumentacionin përkatës në internet portalin http://e-uslugi.mon.gov.mk.. Studentët mund të konkurojnë për pranim vetëm për një konvikt studentor. Afati për aplikim për studentët e vitit të II dhe viteve më të larta fillon prej 18.07.2022 dhe zgjat deri më datë 05.08.2022. Afati për aplikim të studentëve të vitit të I fillon prej 05.09.2022 dhe zgjat deri më 16.09.2022. Nëse pas publikimit të listave përfundimtare me studentët e pranuar në konvikte, nëse mbeten vende të paplotësuara për akomodim në ndonjë konvikt, aplikimi do të vazhdojë deri në plotësimin e të njëjtave, por më së voni deri më 15.11.2022.
IV. DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR KONKURIM PËR AKOMODIM
IV.1. DOKUMENTET E NEVOJSHME
Studentët të cilët aplikojnë në konkursin duhet të plotësojnë fletëparaqitje elektronike dhe e bashkëngjesin dokumentacionin e nevojshëm në internet portalin http://e-uslugi.mon.gov.mk dhe atë:
2. Vërtetim për rregullshmërinë gjatë studimeve;
3. Certifikatë me numrin e provimeve të parapara dhe të dhëna nga vitet e kaluara;
4. Formular të vërtetuar “UPPI”
5. Studentët e regjistruar për herë të parë në vitin e I, të bashkangjesin kopje të diplomës për arsimin e mesëm të mbaruar dhe vërtetim për regjistrim të studimeve të rregullta (ose dokument tjetër ku do të dëshmojnë se janë të pranuar në fakultet);
6. Deklaratë për gjendjen familjare të studentit, gjegjësisht të familjes më të ngushtë;
7. Kandidatët – studentët pa prindër dhe përkujdesje prindërore (të posedojnë vërtetim nga Qendra kompetente për kujdes social, vërtetim nga qendra ku është përkujdesur ose dokument tjetër përkatës me të cilin do të dëshmojnë se janë fëmijë pa prindër) dhe student të cilët janë të kategorizuar si persona me nevoja të veçanta (të kenë konstatim dhe mendim për llojin dhe shkallën e pengesës në zhvillim fizik dhe psikik dhe nevojave specifike të lëshuar nga institucioni kompetent, ndërsa në pajtim me Rregulloren për vlerësim të nevojave specifike të personave me pengesa në zhvillim fizik dhe psikik) me të cilin do të dëshmojnë statusin e tyre;
8. Deklaratë për shfrytëzimin e të dhënave personale të kandidatit dhe familjes më të ngushtë (prindër-kujdestar, vëllezër, motra), ku kandidati pajtohet që Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht të sigurojë dokumentet e nevojshme nga institucionet e caktuara me të cilat ka lidhur marrëveshje për bashkëpunim;9. Deklaratë për të dhënat identike;
10. Deklaratë nga prindi – kujdestari për shlyerjen e plotë të shpenzimeve për akomodim dhe ushqim në konvikt;
11. Vërtetim për neto pagën të realizuar të anëtarëve të punësuar të familjes për muajin qershor të vitit 2022 ose nëse nuk është realizuar neto paga për këtë muaj, të dorëzohet vërtetim për neto pagën e fundit të realizuar (për prindërit-kujdestarët, punonjës në institucionet shtetërore dhe publike të dorëzohet vërtetim për pagë të vërtetuar nga organi i autorizuar, ndërsa për prindërit-kujdestarët punonjës në kompanitë private të dorëzohet vërtetim për pagë si dhe deklartë të vërtetuar për pranim të pagës); për anëtarët e pensionuar të familjes të dorëzohet çek – fletëpagesë e pensionit; për prindër të shkurorëzuar të dorëzohet dëshmi për shkurorëzim ose nëqoftëse kandidati pranon alimentacion e njëjta të dorëzohet si e ardhur mujore , për shfrytëzuesit e ndihmës sociale të dorëzohet Aktvendimi ose çeku I fundit, për invaliditet të dorëzohet vërtetim mjekësor, ndërsa për motra,/vëllezër të kandidatit që janë nxënës/studentë vërtetime nga shkolla, gjegjësisht fakulteti ose institucion tjetër;
12. Ministria e Arsimit dhe e Shkencës në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara për bashkëpunim, zyrtarisht, do të sigurojë dokumentet në vijim:
– certifikatë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, për të ardhurat e ndryshme të realizuara për vitin e kaluar (të ardhura nga veprimtaria e pavarur, nga veprimtaria bujqësore, nga prona dhe të drejtat pronësore, nga kapitali, fitimet kapitale, fitimet nga lojërat e fatit dhe lojërave shpërblyese, të ardhura të tjera) për të dy prindërit – përkujdesësit e kandidatit veçmas dhe për vet kandidatin;
– vërtetim se nuk janë të punësuar ose pranojnë /nuk pranojnë kompensim në të holla anëtarët e papunësuar të familjes më të ngushtë nga Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut ;
– certifikatën e lindjes për vëllaun/motrën nën 6 vjet, si dhe certifikatë të vdekjes për prindin e vdekur nga Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë;
– certifikatën e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i bashkangjitur është:
– I papkompletuar
IV.2. MËNYRA E APLIKIMIT ELEKTRONIK
Studentët të cilët paraqiten në konkurs të plotësojnë fletëparaqitje elektronike dhe e bashkangjesin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk.
Kandidatët – studentë pa prindër dhe përkujdesje prindërore dhe studentët të cilët janë persona me nevoja të veçanta i dorëzojnë dokumentet sipas numrit rendor 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9 dhe 10.
Dokumentacionet e lartshënuara i bashkangjesin në formë elektronike dhe atë duke filluar nga data 18.07.2022 deri më 05.08.2022 , ndërsa studentët e vitit të I dokumentacionin e bashkangjesin duke filluar nga data 05.09.2022 deri më 16.09.2022.
Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i bashkangjitur është:
– I papkompletuar
V. MËNYRA DHE PROCEDURA PËR PRANIMIN E STUDENTËVE
V.1. Mënyra dhe procedura për pranim të studentëve në konvikte dhe kapacitete të tjera për akomodim, si dhe kushtet për akomodim dhe ushqim rregullohen në pajtim me Ligjin për Standardet e Studentëve dhe Rregulloren për mënyrën dhe procedurën për pranimin e studentëve në konviktet shtetërore për studentë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 89/13, 98/13 и 130/16). Në pajtim me rregulloren për pranimin e studentëve, suksesi nga arsimi i mesëm, suksesi gjatë studimeve, rregullshmëria gjatë studimeve dhe gjendja materiale-familjare e studentëve janë elementet bazë për rangim dhe pranim të studentëve në konviktet për studentë.
V.2. Lista përfundimtare për pranimin e studentëve të vitit të II dhe viteve të tjera më lartë do të publikohet më datë 05.09.2022 në tabelat e shpalljes në konviktet për studentë ku ka konkurruar studenti dhe në ueb faqen e Ministrisë. Ankesat pas rezultateve dorëzohen në formë elektronike [email protected] në afat prej 5 ditëve nga dita e publikimit të rezultateve.
V.3. Lista përfundimtare për pranimin e studentëve të vitit të I do të publikohet më date 30.09.2021 në tabelat e shpalljes në konviktet për studentë ku ka konkurruar studenti dhe në ueb faqen e Ministrisë. Ankesat pas rezultateve dorëzohet në në formë elektronike [email protected] në afat prej 5 ditëve nga dita e publikimt të rezultateve.
V.4. Nëse numri i studentëve, që i plotësojnë kushtet sipas grupeve të caktuara në pikën I.2. të këtij Konkursi, është më i vogël se numri i paraparë i shtretërve, vendet e lira do të plotësohen me studentë që i plotësojnë kushtet nga grupet të tjera..
V.5. Nëse janë siguruar kushte përkatëse, vendet e lira në konviktet për studentë do të mund të plotësohen me nxënës, në përputhje me kushtet e Konkursit për pranimin e nxënësve në konviktet publike për nxënës në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2022/2023.
VI. AFATET PËR AKOMODIM
Studenti mund të akomodohet në konvikt nga dita e marrëveshjes së nënshkruar me konviktin ku është pranuar, por jo më vonë se 10 ditë nga lista e publikuar përfundimtare
Министер за образование и наука,
Ministër i Arsimit dhe Shkencës,
Doc. Dr. Jeton Shaqiri